Aplikacion
Kosova po përballet me një valë të re sulmeve kibernetike të koordinuara, për të cilat dyshohet se qëndrojnë pas grupe hakerësh me origjinë ruse dhe me përkrahje të mundshme nga vet shteti rus.
Sulmet kanë zgjatur për tri ditë radhazi, ndërsa sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike, ato lidhen ngushtë me qëndrimin politik të Kosovës ndaj agresionit rus në Ukrainë.
Studiuesi i sigurisë kibernetike, Halil Berisha, ka njoftuar për një sulm të dytë kibernetik, i cili kësaj radhe ka pasur në shënjestër mediat vendore.
“Ashtu siç paralajmërova, grupet e hakerëve rusë, të përkrahura nga vet shteti, kanë nisë valën e dytë të sulmeve. Tash target i patën mediat”, shkroi ai, duke theksuar se sulmet u kryen përmes metodës DDoS, duke tentuar bllokimin e faqeve që kishin raportuar për sulmet e mëhershme.
Institucionet më të goditura nga sulmi i parë përfshijnë Zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Zyrën e Presidentes, Kuvendin e Kosovës, si dhe Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Megjithatë autoritetet kanë thënë se nuk ka pasur ndërprerje të shërbimeve për qytetarët.
Nuredin Dumani edhe në sherret e Shkodrës, 200 mijë euro për të vrarë mikun e Ibrahim Licit