zoom

Sport

Klubet prestigjoze angleze në kërkim të Fatit…

Klubet e mëdha angleze janë hedhur në sulm në kërkim të Fatit. Bëhet fjalë për sulmusin 20-vjeçar të Barcelonës, që ka mahnitur me potencialin e tij.

Manchester United, Liverpool dhe Arsenal kanë kontaktuar përfaqësuesin e futbollistit për të mësuar rreth kushteve të tij shkruan gazetari amerikan Ben Jacobs për Caught Offside.

Barcelona ka deklaruar nuk ka asnjë plan për ta shitur Ansu Fatin, por në rast se vjen një ofertë e madhe, klubi spanjoll mund të tundohet, pasi janë në një situatë të vështirë financiare.

Mediat katalanase raportojnë se Fati është i pakënaqur me minutat që trajneri Xavi i ka dhënë në “Camp Nou” dhe e mendon si opsion largimin, edhe pse dëshira e tij e madhe është të ketë sukses te Barcelona.

Duke parë situatën klubet angleze duan të përfitojnë dhe kanë nisur menjëherë kontaktet me agjetin e tij.

Deri më tani në këtë sezon sulmuesi 20-vjeçar ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 3 asdiste në 31 ndeshje prej të cilave vetëm 9 si titullar në të gjitha kompeticionet. /zoom.al/