zoom

Të gjitha

Një takim për t’u sqaruar apo një dashuri e re në horizont?

Darka e dikurshme mes Kledi Hysa dhe Beatriks Ramosaj nga e cila u duk sikur solli shkëndija dashurie tanimë po merr një tjetër formë.

I ftuar në emisionin Glamour Zone ish konkurenti ka deklaruar se me këngëtaren kanë shprehur të dy dëshrirën për t’u sqaruar në lidhje me disa gjera të mbetura pezull.

“Unë pata një mbrëmje. Beatrix ishte më serioze e mori pak më seriozisht takimin dhe ndodhën ato gjëra. Dhe unë shpresoj së shpejti të takohemi. Ne nuk jemi takuar akoma, unë kam dëshirë dhe Beatrix ka shprehur dëshirën që të takohemi dhe të bisedojmë, sepse kemi disa pika për të sqaruar”, tha ai.

Por kjo deklaratë ka ngjallu dyshime tek fansat të cilët kanë filluar të aludojnë se mos ndoshta mes tyre po lind diçka . Gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpi Kledi u duk sikur kishte një pëlqim ndaj këngëtares së njohur. Në atë kohë këngëtarja u shpreh se nuk u ndje mjaft komode nga kjo zgjedhje duke pranuar se nuk ka një pëlqim për Kledin.

Epo mbetet për t’u parë sesi do të vijojnë gjërat mos ndofta “braktisja” nga Donaldi po e shtyn Beatriks drejt një dashurie të re?! /L/K