zoom

Aktualitet

U plagos pranë shkollës Fan Noli/ Shoku i Martinit kërkon ndihmë për t’u shëruar

Luis Meçe, 14-vjeçari i plagosur në sherrin ku mbeti i vrarë shoku i tij Martin Cani, vijon të jetë në spital dhe ka kërkuar ndihmë financiare për shpenzimet.

Përmes një Gofoundme në emër të tij, është shpërndarë edhe mesazhi i Luisit, ku shprehet se prindërit e tij nuk kanë mundësi financiare për të përballuar spitalin, psikologen apo fizioterapisten.

Luisi tregon se është goditur nga dy persona 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri.

“Përshëndetje, unë jam Luis Mecja, jam 14 vjeç, kam nevojë për ndihmën tuaj për t’u shëruar. Javën e kaluar më goditën 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri.

Unë kam një javë në spital, por prindërit e mi janë të varfër dhe nuk paguajnë dot spitalin, psikologun, fizioterapistin.

Ju mund të shihni historinë time në Facebook, Instagram, lajmet se çfarë më bënë dy personat me thika, një masakër,”- thuhet në mesazh.

Linku ku mund të kontribuoni:

https://www.gofundme.com/f/loperacione?fbclid=IwY2xjawG1CspleHRuA2FlbQIxMQABHWTCmzAglX9fUP6YE1LgvEt81dlhChTmRF8fFeOcoDdL3-2Y6NXqCFCu6g_aem_V2tw4ZKMd_3TDrev1i8UJQ

Postime të lidhura