zoom

Aktualitet

6 plagë në trup/ Spitali i Traumës tregon gjendjen shëndetësore të shokut të Martinit

Luis Meçja, shoku i Martin Canit, është i shtruar prej 10 ditësh në spital.

Më 19 nëntor ai mori 6 plagë në trup gjatë përleshjes me thika sapo doli nga shkolla “Fan Noli” në Tiranë.

Këtë të enjte spitali i Traumës njoftoi se 14-vjeçari ndodhet në gjendje të stabilizuar mjekësore dhe po vijon të mbahet nën kujdesin e mjekëve.

Reagimi i plotë:

Në lidhje me rastin e pacientit 14-vjeçar i cili ka mbërritur në Spitalin Universitar të Traumës më 18 nëntor, dëshirojmë të bëjmë me dije se ekipi mjekësor i Pranim Urgjencës i ka dhënë pacientit shërbimin mjekësor të nevojshëm dhe pas stabilizimit të gjendjes fillestare, ai është shtruar për të vazhduar trajtimin në pavionin e Kirurgjisë së Përgjithshme.

Përveç kujdesit mjekësor intensiv, pacienti ka marrë edhe mbështetje psikologjike nga psikologët. Gjatë qëndrimit në spital, ndaj 14- vjeçarit janë ndjekur të gjitha protokollet mjekësore për trajtimin fizik dhe psikologjik, dhe gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm.

Në momentin që ka qenë i nevojshëm dhe i mundur, pacienti ka filluar trajtimin fizioterapik, i cili është në vijim dhe ka dhënë rezultate pozitive. Aktualisht, gjendja e pacientit paraqitet e mirë dhe deri tani nuk ka pasur asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë mundësive të ofruara nga Spitali Universitar i Traumës.

Mirënjohje për ekipin mjekësor dhe të gjithë specialistët që po ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes së pacientit dhe sigurojmë publikun që Spitali Universitar i Traumës vazhdon të ofrojë kujdes mjekësor të specializuar dhe gjithëpërfshirës për të gjithë pacientët.

Postime të lidhura