zoom

Aktualitet

U plagos gjatë sherrit/ Shokët e Martinit surprizojnë në spital Luisin

14-vjeçari Luis Meçja vazhdon të jetë i shtruar në spitalin e Traumës, pas plagëve që mori në trup gjatë sherrit me thikë, ku humbi jetën shoku i tij, Martin Cani.

Këtë të premte Luisi u surprizua nga shokët e Martinit dhe lojtarët e skuadrës ku aktivizohej 14-vjeçari.

Ata i shkuan në spital Luisit për t’i uruar shërim të shpejtë dhe për ta ngushëlluar për humbjen e shokut të tij.

Në foto shihen adoleshentët me tortë në dorë, ndërsa Luisi është shtrirë në shtratin e spitalit.

Postime të lidhura