Aplikacion
Por edhe pse tradita vazhdon të ruhet, kohët kanë ndryshuar shumë e bashkë me të edhe liderët apo interesat e tyre, patriotike, politike e personale.
Edi Rama dhe Albin Kurti ishin bashkë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në Vlorë. Por u bënë bashkë “sa për sy e faqe”. Marrëdhëniet e tyre janë në pikën më të ulët historike. Ftohja mes tyre ka krijuar një akullnajë që sa vjen dhe e shton masën edhe në marrëdhëniet mes dy qeverive, të cilat kanë harruar tashmë mbledhjet e përbashkëta apo angazhimet e vendosura kur dy kabinetet mblidheshin në takime me peizazhe patriotike.
Edi Rama dhe Albin Kurti u takuan sot në Vlorë si dy politikanë që i kishte bërë bashkë një hall, jo një festë. Kurti e di që Rama ka punuar kundër tij; që me Open Balkan ku anashkaloi Kosovën dhe i shtriu dorën Serbisë, apo me draftin e tij për Asociacionin, që e dërgoi në Paris e Berlin pa u konsultuar me Prishtinën edhe pse ishte një çështje ekskluzivisht e Kosovës. Edi Rama e di më mirë se Kurti se ç’ka bërë pas shpinës së tij.
Sot ata u bënë bashkë për të respektuar Pavarësinë, duke e ditur se pas ceremonisë secili do të vazhdojë të punojë sërish kundër njëri – tjetrit. /Zoom.al