Aplikacion
Liverpuli kishte 7 vite që nuk fitonte në “Etihad” ndaj Mançester Sitit dhe skuadra e Klopit ëhstë e detyruar sërish të presë edhe një vit për ta thyer këtë tabu. Ndeshja e sotme mes dy ekipeve u mbyll në barazim 1-1.
Ku të parët shënuan vendasit me Haland në minutën e 27-të. 10 minuta para mbylljes së kohës së rreglt Liverpuli barazon me golin e Arnold.
Ajo që ra në sy në këtë ndeshje ishte se trajneri Pep Guardiola nuk bëri asnjë zëvendësim gjatë ndeshjes, ndërsa Klop i bëri të pesë zëvendësimet që kishte në dispozicion. Pas kësaj ndeshje Siti provizorisht është i pari me 29 pikë dhe pas tyre vjen Liverpuli me 28 pikë.

Takimi pas bilbilit final të gjyqtarit u mbyll edhe me një incident, ku uruguajani i “pool”-save, Darvin Nunez, u kap me teknikut e “citiziens”, spanjollin Pep Guardiola, duke shkëmbyet batuta dhe dialog të tensionuar. /ZOOM.AL/
Si u shpëtua Rozalinda Plaka, shefi i policisë zbulon momentet e negociatave me Refit Buzin