zoom

Bota

Kievi: Të korrat e grurit përgjysmohen, do jetë një krizë globale

Ukraina do të prodhojë gjysmën e grurit të korrur vitin e kaluar në 2022, ky vlerësim u bë nga Ministri i Bujqësisë së Kievit, Mykola Solsky, në një fjalim të tijin në OKB, në të cilin ai paralajmëroi se të gjitha vendet e botës do të jenë në krizë për shkak të mungesës së grurit, si një ndër pasojat e Luftës në Ukrainë.

Para pushtimit rus, Ukraina ishte eksportuesi i katërt më i madh në botë i grurit.

Gruri në magazinat e Ukrainës ka filluar të kalbet, paralajmërojnë prodhuesit ukrainas. 25 milionë tonë drithë duhet të lirohen para korrjes së re.

“Po transportojmë grurë nga Odessa në portin rumun të Konstancës. Të gjitha portet tona janë të mbyllura. Ne duhet të kërkojmë rrugë të reja përmes Rumanisë.” – tregojnë nga industria

Rruga më e preferuar për transportin e grurit ukrainas është përmes porteve të Danubit, Reni dhe Izmail. Nga atje, dërgesat vazhdojnë në Konstancë. Lufta e ktheu portin rumun në një qendër kryesore për eksportin e produkteve bujqësore ukrainase.