zoom

Aktualitet

Kapet në arrati i dënuari me 6 vite burg për trafik klandestinësh, i kishin mbetur… (EMRI)

Një i dënuar me 6 vjet burgim, për transportim të kundërligjshëm të emigrantëve nga Vendet e Treta, u kap sot nga Policia e Beratit, teksa 59-vjeçari ishte në kërkim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat, si rezultat i kontrolleve në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Agron Ymeraj, 59 vjeç.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet burgim, për veprën penale “ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, thuhet në njoftim.

Ymeraj do t’i dorëzohet nga shërbimet e DVP Durrës, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për të kryer pjesën e mbetur të dënimit, 8 muaj e 21 ditë burgim. /ZOOM.AL/