Aplikacion
Kandidatura e përbashkët e Federatës Shqiptare të Futbollit me Federatën e Futbollit të Serbisë, për organizimin e Euro 2027 për ekipet e futbollit U21, ka sjellë reagimin e madh të grupit Tifozat Kuqezi.
TKZ shkruan se do të kundërshtohet çdo nismë, e cila ka si synim rregullimi ne marrëdhënieve me një vend që gjithmonë ka luftuar kundër Shqipërisë.

“Kundërshtojmë çdo nismë që mundohet t’i rregulloj imazhin një populli barbar e gjenocidal. Kundërshtojmë çdo bashkëpunim me vrasësit me ata që shkaktuan me qindra masakra ndaj shqiptarëve dhe që deportuan me miliona nga shtëpitë e tyre gjatë gjithë historisë”, thuhet në reagimin e TKZ në rrjetin social FCB.
Mbështetësit e Kombëtares nuk kanë “qëndruar duarkryq”, duke postuar vetëm në rrjetet sociale, pasi tashmë po protestohet edhe para selisë së FSHF-së. /ZOOM.AL/