zoom

Lajme

Kandidatët për Avokatin e Popullit shpërthejnë ndaj Berishës: Na preu në besë

Kandidatët për Avokatin e Popullit shpërthejnë ndaj Berishës: Na preu në besë

Kreu i PD, Sali Berisha është vënë në qendër të kritikave se humbi edhe të vetmin institucion që opozita mund të drejtonte, atë të Avokatit të Popullit.

Opozita, pasi firmosi për 6 kandidatë, vendosi në mes të procesit të tërheqë firmat, ndërsa Partia Socialiste vazhdoi me votimin në Parlament, duke zgjedhur Endri Shabanin.

Emra që ishin pjesë e listës së mbështetur nga PD kanë shpërthyer në akuza ndaj Berishës. I tillë është rasti i kandidatit për Avokatin e Popullit, Besim Ndregjoni, i cili është kreu i Unionit të ish-të Përndjekurve.

Ai foli për pazare PS-PD dhe tha se Berisha duhet të kërkojë falje.

Nuk është vetëm Sali Berisha tradhtare është e gjithë Partia Demokratike! Tradhtare ndaj antikomunizmit. Sigurisht se kam menduar kurrë që Sali Berisha,  si ish-president, si ish-kryeministër, si malësor, se malësorët shquhen për besë, kurrë s’e kam besuar se do bënte pabesi jo ndaj meje, por ndaj shtresës sime.

Partia Demokratike dhe Sali Berisha duhet te dale publikisht jo të kërkojë falje Besim Ndregjonit, por t’i kërkojë falje Të përndjekurve politikë. Opozita dhe Sali Berisha duhet të ndajë, e para shqiptarëve a janë antikomunistë apo janë komunistë. Nëse janë komunistë, le të puthen me Edi Ramen siç puthen çdo natë dhe të vijojë rrugën e tyre”, tha për Ndregjoni në një intervistë.

E tradhtuar, por edhe e zhgënjyer u shfaq edhe Adriana Kalaja, e cila u shpreh në rrjetet e saj sociale  se kontributi i saj u shkel nga Partia Demokratike.

“Fitorja ime e rradhës……

Fakti që Kreu i Organizatës Kriminale, ngrihet e shkon në Kuvend për të çuar deri hë fund “marëveshjen” me PD dhe opozitën, nga frika se mund t’i rridhte 1 votë pro meje, është fitorja ime e rradhës.

Nga ana tjetër, 69 vota kundër të banditëve të tij me urdhër, tregon frikën e tij jo ndaj meje, por ndaj emrit dhe kontributit tim, kontribut në fakt që e shkeli si Partia Demokratike ashtu edhe Z. Berisha, përsa kohë pranoi marëveshjen me sorosistin Shabani.

Ironia e fatit është se janë po kaq vota, sa u zgjodh ushtarja e Ulsiut Arta Marku, Prokurore e Pushtetit të Padrejtësisë.

Ndërkohë, dua të shpreh gjithë mirënjohjen time të pafundme, për mbështetjen e jashtëzakonshme të Popullit. i cili me “referendum” më zgjodhi Avokat të Tij.

Me gjithë se sot jam jashtë funksioneve të mia në PD, zotohem se do vijoj të jem Avokat I Popullit dhe se do e çoj deri në fund betejën time ndaj narko regjimit.

PS: Unë nuk kam fuqinë e banditit Kryeministër, megjithëse ai tregoi frikën ndaj meje, por dosja McGonigal, grabitja e pronës së Surrelit dhe Irenës me 300 mbiemra, i janë dërguar Senatit dhe Kongresit Amerikan si dhe Ambasadës së SHBA-ve”, tha Adriana Kalaja./ Zoom.al

Postime të lidhura