zoom

Të gjitha

Kafka nuk gjendet/ Si ndodhi krimi horror në familjen shqiptare, gruaja copëtoi bashkëshortin

Kafka nuk gjendet/ Si ndodhi krimi horror në familjen shqiptare, gruaja copëtoi bashkëshortin

Policia italian ka arrestuar ditën e sotme gruan 70-vjeçare të Shefki Kurtit, trupi i copëtuar i të cilit u gjet në një kanal në veri të Italisë muajin e kaluar.

Gruaja, Nadire Kurti, u arrestua pasi ajo vetë pohoi se ka vrarë dhe copëtuar trupin e pensionistit Shefki Kurti pranë Rovigos në Veneto. Pjesët e trupit të burrit, përveç kafkës së tij, u gjetën në qese të zeza plastike në një kanal afër Villanova del Ghebbo (Rovigo) midis 28 korrikut dhe 31 korrikut.

Mediat italiane kanë publikuar edhe rrëfimin që ka bërë gruaja 70-vjeçare para hetuesve. Ajo është shprehur: “Po. Unë e vrava atë. E vrava më sëpatë. Më pas e tërhoqa në tualet dhe e copëtova me sëpatë. Trupin e ndava në qese mbeturinash dhe më pas e hodha në kanalin pranë Rovigos.”

Mediat italiane, raportojnë se e akuzuara ishte shtruar në spital më 12 gusht për çrregullim të personalitetit deluzional.

Gjithçka filloi mëngjesin e 28 korrikut, kur, pranë kanalit Adigetto në Villanova del Ghebbo, disa teknikë të ngarkuar me pastrimin e kanalit gjetën një këmbë njeriu. Në të njëjtën ditë, më tej në rrjedhën e sipërme të ujit, pikërisht në Lendinarë, janë gjetur dy thasë. Brenda ishin kocka dhe busti i një burri.

Tri ditë më vonë, më 31 korrik dhe përsëri në Adigetto midis Lendinarës dhe Villanovës, u gjet edhe këmba tjetër.

Pensionisti 72-vjeçar me origjinë nga Durrësi, prej vitesh banonte në Badia Polesine, një qytezë me rreth 10 mijë banorë në afërsi të Rovigos.