Aplikacion
Joe Jonas dhe Sophie Turner janë zyrtarisht beqarë. Divorci i ish-çiftit të famshëm është finalizuar të martës, pasi aktorja dhe këngëtari nënshkruan një marrëveshje konfidenciale të arritur mes të dyve.
Fundi i martesës së tyre vjen një vit pasi 35-vjeçar bëri kërkesë për divorc nga aktorja 28-vjeçare e “Game of Thrones” 5 vite pasi u martuan.
Ndarja solli një fund të qetë dhe relativisht të shpejtë të një divorci që për pak kohë u bë i ashpër dhe dukej se po shkonte për një luftë të gjatë dhe të shëmtuar për kujdestarinë e dy vajzave të tyre.
Pas negociatave dyshja arritën në një marrëveshje për ndarjen e pasurive, mbështetjen bashkëshortore dhe kujdestarinë e dy vajzave të tyre, Willa 4-vjeçare dhe Delphine 2-vjeçare.
Gjykatësja Gina Beovides deklaroi se martesa ishte “e prishur në mënyrë të pakthyeshme” dhe se marrëveshja e çiftit, veçanërisht plani i tyre prindëror, ishte në interesin më të mirë të familjes.
Çifti u njohën në Instagram dhe filluan të takoheshin në vitin 2016. Ata u martuan në një ceremoni të fshehtë në një kishëz dasme në Las Vegas në maj të 2019-ës pas Billboard Music Awards. Por Jonas bëri kërkesë për divorc në shtator të vitit 2023.
Ekuadori, nyja e kokainës drejt Evropës/ BBC: Bandat kanë lidhje me mafian shqiptare