Aplikacion
Joe Jonas ka bërë kërkesë për divorc nga Sophie Turner pas katër vitesh martesë.
Këngëtar i “Jonas Brothers” ka paraqitur të martën në Miami dokumentet për zgjidhjen e martesës nga aktorja 27 vjeçare.
Në kërkesën për divorc, 34-vjeçari pretendon se “martesa midis është prishur në mënyrë të pakthyeshme”.
Jonas dhe Turner kanë një marrëveshje paramartesore, sipas dosjes së divorcit.
Muzikanti dhe ish-ylli i Game of Thrones u martuan në vitin 2019 pas gati tre vitesh lidhje dhe kanë dy fëmijë së bashku: Willa, 3 vjeç, dhe vajzën e dytë, të identifikuar në dokumentet e divorcit si D., 14 muajshe.

Çifti u martua për herë të parë në një ceremoni të minutës së fundit në Las Vegas më 1 maj 2019.
Ata u martuan ne A Little White Wedding Chapel, ku ishin të ftuar vetëm miq të tyre muzikantë.
Një muaj më vonë, Jonas dhe Turner udhëtuan për në Evropë për ceremoninë dhe festën e tyre zyrtare në Le Château de Tourreau në Sarrians, Francë, ku morën pjesë familjarët dhe miqtë e tyre të ngushtë.
Pak më shumë se një vit më vonë, në korrik 2020, Turner lindi fëmijën e parë, vajzën Willa.
Jo shumë kohë më vonë, në korrik 2022 çifti mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të dytë.