zoom

Stil

Sophie Turner padit Joe Jonas, kërkon kthimin e fëmijëve në Angli: Refuzon t’u japë pasaportat

Sophie Turner padit Joe Jonas, kërkon kthimin e fëmijëve në Angli: Refuzon t’u japë pasaportat

Aktorja britanike Sophie Turner ka paditur ish-partnerin e saj, këngëtarin Joe Jonas, duke kërkuar që ai të lejojë fëmijët e tyre të kthehen në rezidencën e tyre në Angli.

Çifti i famshëm njoftoi në fillim të këtij muaji se po divorcoheshin pas më shumë se katër vitesh martesë .

Ndërkohë avokatët e aktores ngritën padi në gjykatë ku aktorja pretendon se Joe Jonas po mban fëmijët e  fëmijëve të tyre në Nju Jork.

34-vjeçari, e cili është amerikan, po kërkon kujdestarinë e përbashkët për dy vajzat e tyre, Willa, e cila lindi në vitin 2020 dhe fëmijën e dytë, e cila lindi vitin e kaluar, por emri i së cilës nuk është bërë ende publik.

Sipas padisë së Turner, shtëpia e përhershme e çiftit ishte Anglia. Dokumentet thonë se Jonas ka pohuar gabimisht në kërkesën e tij për divorc se fëmijët, të cilët kanë shtetësi të dyfishtë, kanë jetuar në Florida për gjashtë muaj përpara se këngëtari të kërkonte divorcin.

Turner dhe Jonas kishin rënë dakord që fëmijët të udhëtonin në SHBA në gusht, kur babai i tyre ishte në turne, thuhet në dokument, por kjo ishte një “marrëveshje e përkohshme”.

Dokumenti gjyqësor vazhdon duke thënë se dyshja u takuan në fund të javës së kaluar për të diskutuar ndarjen e tyre, gjatë së cilës Turner përsëriti “planin e rënë dakord” që fëmijët të ktheheshin “në shtëpi në Angli”.

Megjithatë, Jonas dyshohet se ka refuzuar të kthejë pasaportat e tyre dhe t’i dërgojë ato në MB.

Aktualisht 27-vjeçarja Turner aktualisht është në Nju Jork me fëmijët.

Në përgjigje të akuzave, një përfaqësues i Jonas tha për CNN se: “Fëmijët kanë lindur në SHBA dhe kanë kaluar shumicën dërrmuese të jetës së tyre në SHBA. Ata janë shtetas amerikanë.”

Ata shtuan se Jonas dëshironte që Turner “të rishqyrtojë pozicionin e saj të ashpër ligjor dhe të ecë përpara në një mënyrë më konstruktive dhe private” dhe se “shqetësimi i tij i vetëm është mirëqenia e fëmijëve të tij”.

Jonas ka mohuar gjithashtu pretendimet e Turner në dokumentet e gjykatës se ajo mori vesh për divorcin nga raportimet e mediave, duke thënë se ishte në dijeni paraprakisht.

Në fillim të kësaj jave, Turner u fotografua duke darkuar me yllin e popit Taylor Swift, e cila ishte në lidhje me Joe Jonas në vitin 2008.