zoom

Politikë

“Jo koha e fjalëve!”, Berisha shkon në Kuvend edhe pse i përjashtuar. A do i hiqet imuniteti?

Ish-kryeministri Sali Berisha, edhe pse është i përjashtuar nga seancat plenare, ka shkuar sot në Kuvend. Ai tha për mediat se nuk është koha e fjalëve, me një prononcim të shkurtër.

Po sot pritet të diskutohet edhe kërkesa e SPAK për heqje imuniteti dhe leje nga Parlamenti, për të ndryshuar masën e sigurisë ndaj berishës, nga detyrim paraqitjeje, në arrest shtëpie, pasi e ka thyer atë duke mos u paraqitur asnjëherë përgjatë një muaji, as në GJKKO dhe as në SPAK.

Berisha akuzohet për dosjen e kompleksit “Partizani”, së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe biznesmenin Fatmir Bektashi. Ish-kryeministri i ka mohuar akuzat dhe e ka cilësuar mëasën e SPAK-GJKKO si shkelje Kushtetute dhe të nenit 73 të saj, duke mos e njohur.

Sot pritet të ndiqet me vëm,endje nëse Berisha do lejohet në sallë, pasi ka dënim përjashtimi me 10 ditë nga Etika. /ZOOM.AL/