Aplikacion
Këngëtarja Xhesika Polo ka folur së fundmi për këngën e saj më të re “Lotët e mi”, e cila është një “autobiografi në vargje” e artistes, në të cilën ajo ka hapur zemrën dhe tregon të gjithë dhimbjen e akumuluar që ka pasur gjate dy viteve të fundit.
“Personalisht, le të themi që indicia kryesore ka qenë vetja ime. Kisha nevojë ta nxirrja të gjithë dhimbjen e akumuluar që kam pasur këto dy vitet e fundit. Jeta nuk është treguar edhe aq e mëshirshme me mua duke nisur që nga humbja e mamasë time, probleme të tjera dhe isha shumë e mbushur.
Mendoj që mënyra e vetme për të gjetur pak qetësi shpirtërore, qoftë edhe mendore ishte të nxirrja dhimbjen në mënyrën time më të bukur që është muzika dhe melodia.”, tha Xhesika.
Përshkallëzohet protesta para Parlamentit, policia përdor ujë me presion dhe spraj me piper