zoom

Aktualitet

“Jemi banka”/ Policia godet skemën e mashtrimit kibernetik, në pranga i riu

“Jemi banka”/ Policia godet skemën e mashtrimit kibernetik, në pranga i riu

Policia e Shtetit ka goditur një tjetër skemë mashtrimi kibernetik që synonte qytetarët përmes mesazheve të rreme telefonike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Banka e Rreme 2”, autoritetet arrestuan një 25-vjeçar me shtetësi holandeze dhe shpallën në kërkim bashkëpunëtorin e tij të dyshuar.

Sipas hetimeve, personat e përfshirë dërgonin SMS mashtruese duke u paraqitur si përfaqësues të një banke të nivelit të dytë. Në mesazhe, qytetarëve u kërkohej të “përditësonin të dhënat bankare” përmes një linku që imitonte faqen zyrtare të institucionit financiar.

Pasi klikonin në link, qytetarët jepnin të dhënat personale dhe informacionet bankare, duke rënë pre e mashtrimit. Autoritetet bëjnë me dije se disa qytetarë janë dëmtuar nga kjo skemë, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e rasteve të tjera të mundshme.

Policia u ka bërë apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal ndaj mesazheve apo email-eve që kërkojnë të dhëna bankare./ Zoom.al

Postime të lidhura