Aplikacion
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ngritur alarmin për një skemë mashtruese që po qarkullon në rrjetet sociale, kryesisht në Facebook, ku qytetarët po ridrejtohen drejt faqeve të rreme që imitojnë platformën zyrtare e-Albania.
Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për një rast phishing, ku qëllimi i autorëve është marrja e të dhënave personale dhe kredencialeve të hyrjes së përdoruesve, përmes faqeve që duken si ato institucionale, por që në fakt janë të falsifikuara.
AKSK bën me dije se pas identifikimit të aktivitetit, domain-et dhe adresat IP të përdorura në këtë skemë janë dërguar pranë AKEP për bllokim.
Në njoftim theksohet se qytetarët duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos klikojnë në linke të dyshimta që vijnë përmes rrjeteve sociale apo aplikacioneve të mesazheve. Po ashtu, institucioni apelon që të mos vendosen të dhëna personale apo bankare në faqe të pa verifikuara.
AKSK rikujton se platforma zyrtare e-Albania duhet të aksesohet vetëm përmes adresave institucionale dhe se çdo faqe tjetër që kërkon të dhëna identifikimi mund të jetë tentativë mashtrimi.
Reagimi i plotë:
⚠️ Kujdes nga faqet false që imitojnë institucionet zyrtare!
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike është njoftuar për një rast phishing të shpërndarë përmes rrjeteve sociale, kryesisht në Facebook, ku përdoruesit ridrejtohen në një faqe që imiton platformën zyrtare e-Albania me qëllim vjedhjen e të dhënave personale dhe kredencialeve të aksesit.
Menjëherë pas identifikimit të rastit, AKSK ka ndërmarrë masat përkatëse dhe në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, domain-et dhe adresat IP të përdorura në këtë aktivitet keqdashës janë dërguar për bllokim pranë AKEP.
BËNI KUJDES!
❌ Mos klikoni në linke të dyshimta që ju vijnë në rrjetet sociale apo aplikacione komunikimi.
❌ Mos vendosni të dhënat tuaja personale apo bankare në faqe të pa verifikuara.
✅ Verifikoni gjithmonë adresën zyrtare të platformave përpara se të identifikoheni.
✅ Platforma zyrtare e e-Albania aksesohet vetëm përmes adresave zyrtare institucionale.
📢 Sulmet phishing synojnë të mashtrojnë qytetarët përmes imitimit të faqeve të njohura dhe kërkojnë vigjilencë të shtuar nga çdo përdorues online./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit