Aplikacion
Kur përmendim Greta Koçin, të gjithë kujtojmë batutën e famshme për moshën se “Greta ka vite që thotë jam 16 vjeç”.
Por ndonëse ajo përdorej në mënyrë ironike për deklaratat e këngëtares, kjo e fundit duket se I ka pëlqyer që është bërë e famshme edhe për një thënie të tillë.
Aq sa ajo e ka rikthyer sërish në vëmendje.
Këngëtarja është shumë aktive në TikTok dhe së fundmi ka realizuar një video ku përdor një “sound” që ka të bëjë me këtë batutë.
“Moj ti çupë sa vjeç je? Unë moj, po unë jam Greta Koçi moj, 16 vjeçe”, thotë këngëtarja përmes videos që ka ndarë.