zoom

Bota

Izraeli në krah të SHBA-së, Netanyahu mbështet bllokadën ndaj Iranit

Izraeli në krah të SHBA-së, Netanyahu mbështet bllokadën ndaj Iranit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se vendi i tij qëndron plotësisht në krah të vendimit të Donald Trump për të vendosur bllokadë ndaj porteve iraniane, duke e cilësuar atë si një hap të drejtë dhe të nevojshëm.

Sipas autoriteteve amerikane, masa pritet të zbatohet menjëherë dhe do të prekë anijet që hyjnë dhe dalin nga portet e Iranit. Vendimi vjen pas dështimit të bisedimeve intensive mes palëve për arritjen e një marrëveshjeje.

Gjatë një mbledhjeje të kabinetit, Netanyahu u shpreh se arsyeja kryesore e këtij vendimi lidhet me qëndrimin e Iranit në tryezën e negociatave. Ai theksoi se, sipas informacioneve të marra, Teherani nuk ka respektuar kushtet e vendosura gjatë diskutimeve.

Kreu i qeverisë izraelite zbuloi gjithashtu se ishte informuar drejtpërdrejt nga JD Vance për rrjedhën e negociatave që u zhvilluan në Pakistan./ Zoom.al

Postime të lidhura