Aplikacion
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë të ditur se është diagnostikuar me kancer në prostatë dhe se tashmë i është nënshtruar trajtimit mjekësor për këtë sëmundje. Lajmi u konfirmua publikisht nga vetë ai, duke shënuar herën e parë që zbulohet zyrtarisht diagnoza e tij shëndetësore.
Sipas deklaratës së tij, publikimi i raportit mjekësor është shtyrë për rreth dy muaj, pasi ai ka shprehur shqetësimin se informacioni mund të përdorej për qëllime politike apo propagandistike nga Irani, në një kohë tensionesh të larta në rajon.
Nga të dhënat mjekësore rezulton se në dhjetor të vitit 2024, Benjamin Netanyahu iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për trajtimin e zmadhimit të prostatës. Gjatë kontrolleve pas operacionit, mjekët zbuluan një tumor malinj shumë të vogël, më pak se një centimetër, në fazë të hershme zhvillimi.
Autoritetet mjekësore kanë bërë të ditur se gjendja është kapur në kohë dhe nuk ka shenja përhapjeje apo metastaza në pjesë të tjera të trupit. Sipas analizave, të gjitha parametrat e tjerë shëndetësorë të kryeministrit rezultojnë normalë.
Benjamin Netanyahu deklaroi se trajtimi ka qenë i suksesshëm dhe se, sipas mjekëve, tumori është eliminuar plotësisht. Ai u shpreh optimist për gjendjen e tij, duke theksuar se aktualisht ndihet mirë dhe se procesi mjekësor ka përfunduar me rezultate pozitive.
“Gjithçka shkoi mirë. Ishte një problem i vogël shëndetësor, por është trajtuar plotësisht,” është shprehur ai, duke falënderuar ekipin mjekësor për kujdesin e treguar./ Zoom.al
Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta