zoom

Të gjitha

Itali/ Po shkonte për të takuar të fejuarën, aksidentohet dhe humb jetën biznesmeni shqiptar

Itali/ Po shkonte për të takuar të fejuarën, aksidentohet dhe humb jetën biznesmeni shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj Itali, ku një shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mediat italiane, raportojnë se viktima është biznesmeni shqiptarë i identifikuar si Lorenc Beqiraj 45 vjec.

Ndër të tjera është raportuar se biznesmeni ishte me origjinë nga Durrësi por që banonte prej kohësh në Ravenna të Italisë.

Mësohet se ai po udhëtonte me makinën e tij drejt Forli për të takuar të fejuarën Sandra Tampieri, një “yll” i televizionit italian.

Në rrethana ende të paqarta, humbi kontrollin mbi automjetin e tij tip Alfa Romeo dhe makina doli nga rruga duke u përmbysur.

45-vjeçari humbi jetën në vendngjarje. Sipas shtypit italian, prej 1 viti e gjysmë ai ishte i fejuar me Sandra Tampieri, një personazhe e njohur televizive në shtetin fqinj.