Aplikacion
Këtë fillim jave ka nisur operacioni për shembjen e disa vilave në Kepin e Rodonit zonë e bregdetit Adriatik.
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka evidentuar 66 objekte, shtesa apo dhe struktura të ngritura pa leje.
Pamjet e shembjeve janë publikuar nga kryeministri, i cili ripërsërit se lirimi i hapësirave publike nuk do të ndalet dhe në paketën e masave që qeveria po harton do të ketë edhe sanksione për kë nga punonjësit e policisë apo inspektorateve përgjegjëse kanë toleruar këtë fenomen.
“Shembja e objekteve të paligjshme, e cila ka nisur kudo, nuk është një aksion, po një proces që jo vetëm s’do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni, por edhe do të shoqërohet ditët në vijim me paketën e re të masave për tkurrjen e këtij fenomeni, duke rritur forcën goditëse të ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës të nivele të ndryshme, përfshirë edhe ‘symbyllurit’ në inspektoriate, polici e me radhë.”
Sipas informacioneve që Televizioni Klan ka marrë pranë IKMT-së, në të gjithë Bashkinë e Durrësit janë hequr apo shembur, në harkun e një muaji, 120 struktura dhe objekte pa leje.