zoom

Aktualitet

Rama paralajmëron tjetër aksion kundër bizneseve: Vjen radha shpejt

Rama paralajmëron tjetër aksion kundër bizneseve: Vjen radha shpejt

Pas aksionit për heqjen e tendave dhe lirimin e hapësirës publike, kryeministri Edi Rama paralajmëron se kjo nismë do të vijojë më tej.

Aktualisht, bizneset që hoqën tendat kanë vendosur vetëm çandra dhe kanë karriget e tavolinat ende jashtë, thuajse në të njëjtën hapësirë.

Për ta, Rama tha se së shpejti do të ketë një aksion edhe për të hequr karriget ose vendosja e tyre do të bëhet sipas disa rregullave.

“Atyre që shqetësohen për karriget u them bëni durim, shpejt u vjen radha së bashku me kushtet e reja për vendosje karrigesh jashtë, por si fillim mund të them se për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike, do të duhet të kontribuohet me një pemë në Fondin e Gjelbërt që do të krijojë qeveria e re”, tha Rama./ Zoom.al

Postime të lidhura