zoom

Të gjitha

Ish-stilistja e Sophia Loren përfundon pas hekurave/ 84-vjeçarja arrestohet në mes të natës

Ish-stilistja e Sophia Loren përfundon pas hekurave/ 84-vjeçarja arrestohet në mes të natës

Ish-stilistja e Sophia Loren ka përfunduar në burg. Në moshën 84-vjeçare, Loretta u arrestua me akuzën se ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj, në kulmin e një sherri mes tyre.

Tgcom 24 raporton se Loretta e goditi të shoqin me thikën e kuzhinës, veprim ky që sipas saj u krye për vetëmbrojtje.
Policia e mori nga shtëpia e saj në mes të natës, me pizhame, teksa raportohet se nuk u la as për të marrë as protezat, pasi u dërgua menjëherë në komisariatin në Rebibbia.

Në trupin e gruas janë konstatuar mavijosje të shumta ndërsa burri ka pësuar vetëm dëmtime sipërfaqësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.