zoom

Lajme

Ish-konkurrentja e BBV2: Efi Dhedhes më ka marrë të dashurin dhe hapi…

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP 2”, Mikela Pupa, së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ndër të tjera ka folur edhe për miqësinë që ka me Efi Dhedhes.

Dy vajzat shpesh-herë kanë qenë në qendër të vëmendjes së medias rozë, për shkak të lajmeve se marrëdhënia e tyre është krisur.

E teksa Mikela u pyet nga moderatorja në lidhje me raportin e tyre, ajo tha se Efi i ka marrë të dashurin, pasi dyshja tashmë kanë hapur një studio për tatuazhe.

“Efi, që ta dini ju të gjithë, ma mori të dashurin dhe bëri një biznes me të. Ata janë ortakë dhe kanë biznesin e tatuazheve bashkë. Ne nuk i postojmë gjatë gjithë kohës me njëra-tjetrën, se kur postojmë na thonë ju ngelët bashkë, kur nuk postojmë na thonë ju jeni ndarë”, tha Mikela.

Efi Dhedhes ishte një nga konkurrentet pretendente të BBV2 sezonin e kaluar dhe shpesh ka qenë objekt i lajmeve me natyrë të ndryshme, kryesisht i atyre showbizz. /ZOOM.AL/