Aplikacion
Ilnisa dhe Meritoni duket se janë më të lumtur se kurrë, duke shijuar tashmë jashtë shtëpisë së Big Brother VIP dashurinë e tyre, edhe pse herë pas herë nuk mungojnë aludimet dhe deklaratat disi kontroverse të familjarëve apo miqve.
Gazetarja ka publikuar një foto të re me të dashurin e saj, teksa ai e puth në faqe. Ilnisa shfaqet sensuale, ku dallojnë një palë sytjena intime seksi të veshura nën xhaketën e hollë.

“Përgjithmonë dhe përngaherë”, shkruan ajo bashkangjitur fotos në Instagram.
Ilnisa e la garën disa javë para Meritonit pas eliminimit dhe “Zarfit të zi”, kurse moderatori shkoi deri në finale, por pa mundur dot të fitojë 100 mijë eurot. /ZOOM.AL/