Aplikacion
Një grup personash ende të paidentifikuar kanë krijuar adresë elektronike të rremë (e-mail), me kredenciale të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ilir Proda, duke iu prezantuar qytetarëve si struktura për Hetimin e Krimeve Kibernetike.
Sipas policisë, me këtë adrese, qytetarëve u janë dërguar mesazhe elektronike me përmbajtje kërcënuese, duke i njoftuar se janë në hetim për krime kibernetike ose vepra penale në fushën e narkotikëve, si dhe duke u kërkuar që të paraqiten brenda 24 orëve në polici.
Policia njofton se e-mailet janë false dhe nuk kanë asnjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me ndonjë strukturë zyrtare të saj.
Në njoftimin zyrtar thuhet se qytetarët duhet të kenë parasysh që:
• Policia e Shtetit nuk dërgon kurrë njoftime zyrtare për hetime nëpërmjet emailit.
• Asnjë strukturë policore nuk kërkon që qytetarët të paraqiten në polici, pa një thirrje zyrtare të firmosur dhe të protokolluar.
• Qëllimi i këtyre mesazheve është mashtrimi dhe përhapja e frikës te qytetarët.
Si rrjedhojë, uniformat blu apelojnë qytetarët që të mos biejnë pre e email-ve të tillla, të mos iu përgjigjen dhe të mos shpërndajnë email-e me përmbajte të tillë./ Zoom.al