Aplikacion
Një situatë tensioni ka ndodhur mes Zhakut dhe Ilirit.
Në një moment relaksi, teksa Iliri po merrte rreze dielli, Zhaku shkon dhe i hipën nga sipër.
Reagimi i balerinit ka qenë i menjëhershëm, duke e shtyrë dhe duke i thënë: “Ik zhduku, kam gruan jashtë që më shikon”.
Kjo situatë është diskutuar gjatë prime, ku tensionet nuk janë përqëndruar vetëm ndaj tyre, por edhe pjesës tjetër të fermës.
“Kam qef ta provokoj, kënaqem. Të dyve na pëlqen shaku dhe të dy po luajmë shah. Të gjithë janë ushtarët e Ilirit, përveç Mozës që është mbretëreshë më vete”, tha Zhaku.
“Mendon se është mbretëreshë, por edhe një torre e lodhur në qoshe është. Torre pa ushtarë, ti e di çfarë është”, tha Iliri.
Ndërsa Soni, e cila ka pasur momente përplasje me Zhakun, tha:
“Mirë që Zhaku e ka kuptuar kush është “goat”. Dhija përdoret si simbol superioriteti. Mirë është që të mos refuzohesh aq keq. Unë ty ta kam vënë vizën”.
“Këta të dy, mirë a keq janë fitila që prodhojnë ngjarje”, tha Moza.