zoom

Lajme

“I vetmi merak i imi është që largimin tim e paralajmëroi Sali Berisha”. Kujt i drejtohet mesazhi i Spiropalit?

“I vetmi merak i imi është që largimin tim e paralajmëroi Sali Berisha”. Kujt i drejtohet mesazhi i Spiropalit?

Elisa Spiropali nuk e ka kapërdirë dot largimin nga posti i Ministres së Jashtme. Opozita i tha në parlament se ajo u shkarkua nga Rama për shkak të qëndrimeve që ajo ka mbajtur kundër qeverisë në çështjen Balluku në kancelaritë dhe selitë diplomatike perëndimore. 

“U pushua si pjesë e klubit të anglisht-folëseve”, tha Belind Këlliçi.  

Por Spiropali tregoi një tjetër merak. “I vetmi merak i imi është që largimin tim e paralajmëroi Sali Berisha dhe jo ndonjë tjetër”, – tha ajo. 

Sali Berisha iu përgjigj duke i thënë se ajo “nuk kupton shumë nga shkenca” dhe se teksa pretendonte t’i zinte vendin Ballukut si zëvendëskryeministre, atë ia kishte zënë “kloni i Ballukut”, siç e etiketoi ai zëvendëskryeministren e re, Albana Koçiu.

“Je viktimë e parëndësishme e Ballukut”, -tha Berisha.

“Të gjithë nga vetja e kanë Sali”, -iu kundërpërgjigj Elisa.

Një përgjigje që nuk e fshehu dot zhgënjimin me vendimin që kishte marrë shefi i saj Edi Rama për të mos e mbajtur më në podiumin e ministrave dhe për ta zbritur edhe njëherë në sallën e parlamentit bashkë me deputetët e tjerë. Një pozicion jo aq konfort ky për aq kohë sa ajo ka qenë ministre e Jashtme, Kryetare e Kuvendit dhe Ministre e Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin. /Zoom.al

Postime të lidhura