Aplikacion
Në votimin në Parlament ku mazhoranca socialiste rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, dy deputetë Fatmir Xhafaj dhe Elisa Spiropali nuk morën pjesë në votim.
I pyetur nga gazetarët për arsyen e mungesës, Rama ka thënë se i takon kryetarit të Grupit Parlamentar të kuptojë arsyet e mungesës.
“Nuk merrem unë me këtë punë, është kryetari i grupit që të kuptojë arsyet e mungesave”, tha Rama.
Rama më tej u shpreh se për rastin e Ballukut, “nuk ka kusht për të ngritur dorën dhe për të arrestuar një person që nuk akuzohet për korrupsion. Parlamenti ka të drejtë të shikojë nëse përmbushen apo jo kushtet. Nuk ka akuzë për korrupsion”.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari