zoom

Aktualitet

I riu shqiptar gjendet i pajetë në resort luksoz në Itali

I riu shqiptar gjendet i pajetë në resort luksoz në Itali

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Itali, ku një i ri shqiptar është gjetur i pajetë brenda dhomës së një resorti luksoz me pesë yje në zonën e Gargnanos, pranë liqenit Garda.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një 32-vjeçar shqiptar, i cili ishte duke qëndruar i vetëm në resort. Trupi i tij u zbulua nga stafi i hotelit pasi punonjësit nuk arritën të kontaktonin me të për disa orë me radhë.

Punonjësit e resortit, të shqetësuar nga mungesa e përgjigjes nga mysafiri, trokitën disa herë në derën e dhomës dhe më pas vendosën të hynin për të kontrolluar situatën.

Brenda dhomës ata gjetën të riun pa shenja jete dhe menjëherë njoftuan shërbimet e urgjencës. Një ekip mjekësor mbërriti në vendngjarje, por nuk mundi të bënte asgjë tjetër veçse të konfirmonte vdekjen e tij.

Nga hetimet paraprake rezulton se 32-vjeçari kishte mbërritur i vetëm në zonën turistike të liqenit Garda dhe kishte qëndruar në resort për rreth një ditë. Në vendngjarje mbërritën edhe karabinierët, të cilët kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e vdekjes.

Sipas të dhënave të para, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa në dhomë janë gjetur disa pako ilaçesh bosh pranë shtratit. Hetuesit po verifikojnë mundësinë që vdekja të ketë ndodhur për shkaqe natyrale ose si pasojë e një akti ekstrem./ Zoom.al

Postime të lidhura