Aplikacion
Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku një grua shqiptare ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur pranë një rrethrrotullimi në zonën Santa Cecilia, në qytetin Eboli. Viktima është identifikuar si Xhulijana Guna, 34 vjeçe, e cila prej kohësh jetonte në këtë zonë të Italisë.
Sipas mediave italiane, gruaja ndodhej në anë të rrugës kur u godit papritur nga një makinë e drejtuar nga një grua 37-vjeçare. Pas përplasjes, trupi i saj u tërhoq disa metra mbi asfalt, deri pranë një stacioni autobusi.
Për shkak të plagëve të rënda të marra nga goditja, 34-vjeçarja ndërroi jetë në vendngjarje.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë patrulla e policisë dhe ekipet e ndihmës së shpejtë, të cilët konstatuan vdekjen e gruas shqiptare.
Drejtuesja e automjetit ndaloi menjëherë pas aksidentit për të dhënë ndihmën e parë. Në makinë ndodheshin edhe fëmijët e saj, të cilët fatmirësisht nuk pësuan lëndime.
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit