Aplikacion
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Itali, ku janë përfshirë katër automjete dhe si pasojë kanë humbur jetën dy persona, ndërsa tetë të tjerë ndërsa tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja u regjistrua në rrugën provinciale SP185 Rivoltana, në zonën e Caravaggio-s, në drejtim të Mozzanica-s.
Sipas të dhënave paraprake, aksidenti dyshohet se ka ndodhur gjatë një manovre të rrezikshme parakalimi. Në timonin e një automjeti Mercedes-Benz C180 ndodhej një 29-vjeçare me origjinë shqiptare, e cila jeton në Calvenzano. Dyshohet se ajo tentoi të parakalonte një Volkswagen Sharan, por gjatë manovrës humbi kontrollin e makinës.
Pas kësaj, automjeti u përplas fillimisht me një Jeep, ndërsa më pas doli në korsinë e kundërt ku u përplas ballë për ballë me një Citroen C5. Përplasja rezultoi fatale për dy personat që ndodheshin në Citroen, 38-vjeçarin Fabio Saladdino dhe 73-vjeçaren Adele Villa, të cilët humbën jetën në vendin e ngjarjes.
Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe tetë persona të tjerë, mes tyre edhe drejtuesja shqiptare e mjetit. Ajo u transportua me helikopter drejt spitalit civil të Brescia-s për trajtim mjekësor./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit