zoom

Aktualitet

I quajti shqiptarët e Maqedonisë së Veriut “idiotë”/ Ferit Hoxha: shmang përgjigjen: Keni ngelur te java e kaluar

I quajti shqiptarët e Maqedonisë së Veriut “idiotë”/ Ferit Hoxha: shmang përgjigjen: Keni ngelur te java e kaluar

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka komentuar për herë të parë publikisht mesazhin e publikuar në WhatsApp, ku pretendohet se ai iu është referuar shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut me një gjuhë fyese.

Gjatë një konference të përbashkët me Izet Mexhiti, kreun e Lëvizjes Demokratike në Maqedoninë e Veriut, Hoxha u pyet drejtpërdrejt mbi përmbajtjen e mesazhit. Në reagimin e tij, ai nuk e mohoi ekzistencën e SMS-së, por theksoi se situata tashmë i përket së kaluarës.

Sipas ministrit, për këtë çështje janë dhënë të gjitha sqarimet e nevojshme dhe nuk ka vend për interpretime të tjera. Ai deklaroi se është i gatshëm të takohet dhe të bisedojë në çdo moment, pavarësisht nëse palët bien dakord apo jo.

“Kam dhënë të gjitha sqarimet e mia. U krijua një tymnajë dhe tashmë gjithçka është sqaruar. Jam i hapur për dialog në çdo kohë dhe rrethanë”, u shpreh Hoxha.

Më tej, ai theksoi se nuk duhet të rikthehet vëmendja tek debatet e javës së kaluar, duke nënvizuar se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes palëve nuk mund të cenohen nga polemika të tilla.

“Keni mbetur te java e kaluar. Këto çështje janë kapërcyer dhe nuk ka asnjë situatë që mund të errësojë atë që kemi të përbashkët”, përfundoi ministri.

Postime të lidhura