zoom

Aktualitet

Përplasje me Tiranës dhe Shkupit/ Pas mesazhit të Ferit Hoxhës për shqiptarët, reagon ashpër ministri në Maqedoninë e Veriut: Të kërkojë falje!

Përplasje me Tiranës dhe Shkupit/ Pas mesazhit të Ferit Hoxhës për shqiptarët, reagon ashpër ministri në Maqedoninë e Veriut: Të kërkojë falje!

Ministri i Ekonomisë dhe Punës në Maqedoninë e Veriut, Besar Durmishi, ka kundërshtuar ashpër një mesazh që i atribuohet ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Sipas raportimeve, në një komunikim në një grup në WhatsApp, Hoxha dyshohet të ketë përdorur një gjuhë ofenduese ndaj shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

Kjo ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Durmishit, i cili e cilësoi këtë sjellje si të papranueshme dhe në kundërshtim me standardet që duhet të përfaqësojë një zyrtar i lartë.

Në deklaratën e tij publike, Durmishi kërkoi reagim të shpejtë nga autoritetet në Tiranë, duke theksuar se një çështje e tillë nuk mund të kalojë pa u sqaruar. Ai insistoi gjithashtu që, nëse mesazhi rezulton i vërtetë, duhet që të kërkohet falje publikisht ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Ministri nga Shkupi nënvizoi se përdorimi i një gjuhe të tillë cenon jo vetëm etikën profesionale, por edhe marrëdhëniet mes shqiptarëve në rajon. Ai shtoi se përfaqësuesit shtetërorë kanë detyrimin të tregojnë respekt ndaj bashkëkombasve, pavarësisht vendit ku jetojnë.

“Zhgënjyes dhe i papranueshëm fjalori i Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, z. Ferit Hoxha, i cili i quan shqiptarët e Maqedonisë së Veriut “idiotë”.

Presim reagim dhe sqarim urgjent nga Tirana zyrtare, ndërsa Ministri Hoxha duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut për ofendimet e bëra. Kjo lloj gjuhe shkel çdo kodeks etik e profesional dhe është skandaloze për një përfaqësues shteti.

I kujtojmë z. Hoxha se e ka obligim kushtetues të kujdeset për bashkëkombasit e vet që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë fqinj nga projekti i dashur i Tiranës zyrtare Open Balkan, por pjesë e pandashme e trungut kombëtar.

Në të njëjtën kohë, zhgënjen edhe heshtja e ambasadorit shqiptar në Shkup, z. Denion Meidani, i cili në vend se të reagojë ndaj fjalorit të tillë, ka zgjedhur ta bëjë zëdhënësin e disa partive politike në Maqedoninë e Veriut”, tha Besar Durmishi./ Zoom.al

Postime të lidhura