zoom

Aktualitet

I mori një vajze 5.5 mln lekë përmes mashtrimit dhe aplikoi për kredi në emër të saj, arrestohet 41-vjeçari

I mori një vajze 5.5 mln lekë përmes mashtrimit dhe aplikoi për kredi në emër të saj, arrestohet 41-vjeçari

Një 41-vjeçar është arrestuar në Krujë pasi dyshohet se i ka marrë 550 mijë lekë një 24-vjeçareje përmes mashtrimit dhe më pas ka aplikuar për kredi në emër të saj në një institucion financiar.

Në pranga ka rënë shtetasi F. Xh., 41 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për mashtrim.

Sipas hetimeve, më 9 shkurt 2026 ai i ka marrë shumën e parave të resë nga Kruja, ndërsa më 24 shkurt 2026 ka aplikuar dhe ka përfituar kredi në emër të saj.

Pas kallëzimit të bërë nga e dëmtuara, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.