Aplikacion
Familjarët e Xhuana Nikollit, 25-vjeçare nga Lezha, e cila ndërroi jetë një ditë më parë në QSUT pas vetëhelmimit me fostoksinë, kanë bërë kallëzim në Komisariatin nr. 2 ndaj partnerit të saj, Eraldo Fizi.
Sipas familjarëve, viktima kishte shenja dhune në trup. Ata akuzojnë Fizin për dhunë në familje dhe për shkaktimin e vetëvrasjes së Xhuanës.
Policia e ka shpallur Fizin në kërkim, por deri tani ai nuk është gjetur. Hetimet për këtë rast vazhdojnë nga organet e rendit.
Xhuana Nikolli jetonte në Shëngjin dhe sapo kishte mbaruar studimet për drejtësi. Miqtë dhe të afërm, kanë reaguar në rrjetet sociale për ndarjen të parakohshme nga jeta të 25-vjeçares, ku kanë shprehur dhimbjen për largimin e saj nga jeta në një moshë fare të re.
Kjo ngjarje krijoi konfuzion edhe në rrjetet sociale pasi fillimisht u përhap lajmi se viktima ishte Xhovana Nikolli, një personazh mjaft i njohur në rrjetet sociale. Mirëpo, kjo rezultoi e pavërtetë dhe ishte vetë Xhovana ajo e cila përmes një postimi në rrjetet sociale përgënjeshtroi këto lajme.