Aplikacion
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në Tiranë, ku një vajzë e re ka humbur jetën në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pasi dyshohet se ka konsumuar fostoksinë.
Viktima është identifikuar si Xhuana Nikolli. Mësohet se ajo është transportuar në gjendje të rëndë drejt spitalit, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk ka mundur t’i mbijetojë helmimit.
E reja dyshohet se ka konsumuar lëndën helmuese pas një konflikti me partnerin e saj. Madje pretendohet se ajo mund të jetë dhunuar, megjithatë këto rrethana mbeten ende të paqarta dhe pritet të verifikohen nga hetimet e autoriteteve.
Ndërkohë, ngjarja shkaktoi konfuzion edhe në rrjetet sociale, pasi fillimisht u raportua se viktima ishte Xhovana Nikolli, një personazh i njohur në rrjet. Kjo rezultoi e pavërtetë, pasi vetë Xhovana Nikolli reagoi duke sqaruar se është mirë dhe se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.
Autoritetet pritet të dalin me një njoftim zyrtar për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.