Aplikacion
Alarm në Akademinë e Sigurisë, pasi dhjetëra studentë kanë përfunduar në spital me simptoma të dyshuara helmimi ushqimor.
Mësohet se rreth 56 studentë kanë shfaqur shqetësime shëndetësore pasi kanë konsumuar vaktin e drekës në mensën e institucionit. Menjëherë pas komplikacioneve, ata janë dërguar për ndihmë mjekësore.
Shërbimi ushqimor në Akademinë e Sigurisë realizohet nga një kompani private kateringu, e kontraktuar për furnizimin me tre vakte në ditë. Dyshimet e para lidhen me ushqimin e konsumuar nga studentët.
Ndërkohë autoritetet kompetente kanë nisur verifikimet dhe hetimet për të përcaktuar shkakun e incidentit.
Raportohet se dy studentë vijojnë të marrin trajtim në spital, ndërsa të tjerët, pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, janë larguar./ Zoom.al