zoom

Të gjitha

Heidi Montag surprizon me foto nudo gjatë shtatzanisë

Heidi Montag surprizon me foto nudo gjatë shtatzanisë

Heidi Montag i la pak imagjinatës për një fotosesion e ri. Montag e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin Spencer Pratt dukej rrezatuese teksa shfaqte barkun e rrumbullakosur në fotot e reja.

Heidi shfaqej në foto e veshur me të brendshme dhe herë e mbuluar me lule, ndërsa flokët bjond i derdheshin në trup.

Shtatzënia e saj e dytë po pritej prej kohësh, pasi ajo iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në gusht 2021 për të rritur shanset e çiftit për të mbetur shtatzënë përsëri.

Çifti zbuloi se fryti i përpjekjeve të tyre u pa në fillim të këtij viti kur Montag u tha fansave se ajo ishte në pritje të një fëmije të dytë me Pratt, me të cilin është e martuar prej 14 vitesh.

Thjesht ndjeva sikur diçka mungonte”, shkroi këngëtarja e “Body Language” në një postim në Instagram në atë kohë. “Ndihesha sikur në familjen tonë mungonte një person për të cilin kisha këtë dashuri të madhe.”

Montag vuri në dukje se ajo filloi “të qante në mënyrë histerike” kur pa fjalën “shtatzënë” në testin e saj.