zoom

Slider

Harry Kane shijon festimet e Oktoberfest në Mynih, vetëm 24 orë pasi realizoi hat-trick

Harry Kane shijon festimet e Oktoberfest në Mynih, vetëm 24 orë pasi realizoi hat-trick

Harry Kane është përshtatur mjaft mirë te Bayern Munchen duke u kthyer në protagonist me golat e tij.

Në fitoren e thellë 7-0 kundër Bochum, sulmuesi anglez realizoi tre gola dhe dhuroi dy asiste për shokët e skuadrës.

“Fitoren 7-0 e bëmë të dukej shumë e lehtë, për mënyrën se si luajtëm dhe mentalitetin që treguam. Mund të ishte një ndeshjen e komplikuar, pasi ata u bazuan te duelet një kundër një. Gjithsesi, ne luajtëm me entuziazëm dhe zhvilluam një performancë të shkëlqyer. Ritmi ishte shumë i mirë dhe shfrytëzuam lojën nga krahët.

Jam i lumtur që mund të ndihmoj skuadrën në arritjen e objektivave. Skuadrën po e njoh gjithnjë e më mirë, ndihem realisht i lumtur. Shpresoj të shënoj edhe më shumë gola në të ardhmen”, deklaroi bomberi anglez. /zoom.al/

He even wore Oktoberfest clothing to mark his first time celebrating the festival in Germany