zoom

Sport

Halili: Titulli larg? Më mirë të mos shkojmë fare në Europë

Refik Halili, tepër i zhgënjyer nga humbja në derbi, e pranoi se Tirana e tij tashmë është larguar shumë nga objektivi.

“Humbëm si ekip dhe i largohemi shumë kreut, aty ku është Vllaznia me meritë. Do të vazhdojmë të punojmë, do të respektojmë kampionatin që të ecim përpara. Kam besim te skuadra, kam besim te çunat. Kthehet edhe një grup lojtarësh gjatë këtyre dy javëve, kontingjenti do të jetë më i plotë. Gjerat e tjera janë pjesë e lojës, ka raste, por ka edhe humbje. E rëndësishme është që punojmë të ecim përpara.”

Titulli më larg: “Nuk dua të them që jemi dorëzuar. Unë vetë kam thënë që është shpejt për të folur për titullin, por po i largohemi shumë kreut të klasifikimit. Duhet të luftojmë të kapim vendin e parë, që të kapim të dytin apo të tretin.

Më mirë mos shkojmë fare në Europë. Dëshira ime është të shkojmë drejt titullit. Nëse do të jetë e mundur të vazhdojmë, “ok”, nëse jo, nuk ka problem, ky është kismeti ynë”.