Juventus mundi me vështirësi 1-0, Lecce-n e Ylber Ramadanit. Megjithatë, trajneri i bardhezinjve është i lumtur që skuadra e tij u rikthye te tri pikët pas disfatës me Sassuolo-n.
Max Allegri u shpreh se skuadra e tij u shfaq e ekuilibruar në fushë duke mos i dhënë shumë mundësi kundërshtarit, por theksoi se në garën për titull, ekipi i tij vjen pas Interit, Milanit dhe Napolit.
Rikthimit te suksesi – “Ishte e rëndësishme të fitonim për t’u rikthyer te suksesi pas një ndeshje që e humbën në mënyrë karamboleske. Në sfidën me Sassuolon pati shumë gabime individuale, por janë gjëra që ndodhin. Lecce nuk është një kundërshtar i lehtë, por ishim të ekuilibruar në fushë dhe nuk i lejuam shumë hapësira.
Gara për titulli – “Në fillimi na konsideruan si skuadra anti-Inter, pastaj pasi humbëm me Sassuolo-n na quajtën të “mbaruar”. Unë e kam thënë dhe e përsëris pa frikë, nuk fshihem. Në garën për titull Inter, Milan dhe Napoli janë para Juventusit. Janë skuadra shumë të forta dhe ne kemi lojtarë me pak eksperiencë, por që mund të rriten shumë”. /zoom.al/