Aplikacion
Pasi u bë kumbar i një marrëveshje që pritet të finalizohet mes Jared Kushner, dhëndërrit të ish-presidentit Donald Trump me qeverinë shqiptare për të ndërtuar një resort luksoz në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec, Grenell po i forcon marrëdhëniet edhe me komunitetin shqiptar në SHBA.
Ai postoi disa foto në rrjetet sociale me një grup shqiptarësh në Detroit, Michigan. Komuniteti shqiptar në këtë zonë është me mjaft influencë.
Qëllimi i takimit kanë qenë zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, siç shprehet vetë Grenell, i cili lë të kuptohet se shqiptarët do të mbështesin ish-presidentin Trump.
“Shqiptaro-amerikanët, në Detroit e dinë se Donald Trump duhet të jetë president i ardhshëm”, ka shkruan Grenell në rrjetet sociale.
Grenell ka qenë një prej njerëzve më të besuar të ish -presidentit Trump dhe besohet se ai do të marrë një detyrë të rëndësishme në qeverinë e ardhshme amerikane nëse Trump zgjidhet president. /Zoom.al
Historike/ Nderohet me Çmimin Nobel për Paqen grupi japonez kundër armëve bërthamore