Aplikacion
Shoqëria me zotërim publik BURSA SHQIPTARE E ENERGJISË ELEKTRIKE SH.A (ALPEX) ka shpallur fituesin e tenderit për ndërtimin dhe operimin e Platformës Elektronike të Tregtimit dhe Klerimit Shqipëri–Kosovë, një projekt kyç për funksionimin e tregut të energjisë elektrike dhe bashkimin e tregjeve mes dy vendeve.
Fondi limit i tenderit ishte 300 milionë lekë të reja, ndërsa burimi i financimit është kapitali i vetë ALPEX, një shoqëri me pronësi shtetërore.
Në garë kanë marrë pjesë vetëm dy operatorë ekonomikë, dhe asnjëri prej tyre nuk është kompani shqiptare.
Fituesi i tenderit është një konsorcium i përbërë nga tre kompani greke, të gjitha me seli në Athinë:
ATHEX S.A.
NIPT: 099755108
Adresa: 110 Athinon Avenue, 10442, Athinë, Greqi
Enex Clearing House Single Member S.A.
NIPT: 801057201
Adresa: 110 Athinon Avenue, 10442, Athinë, Greqi
Hellenic Energy Exchange S.A.
NIPT: 801001623
Adresa: 110 Athinon Avenue, 10442, Athinë, Greqi
Të dhënat mbi shoqërinë publike ALPEX janë të aksesueshme në Open Corporates Albania, ndërsa tenderët e saj publikohen në platformën Open Procurement Albania, në kategorinë e ndërmarrjeve me pronësi shtetërore.
Ky zhvillim shënon një tjetër rast ku infrastruktura digjitale e një institucioni strategjik shqiptar i besohet operatorëve të huaj, konkretisht grekë, në një sektor me rëndësi të lartë ekonomike dhe gjeopolitike për Shqipërinë dhe Kosovën.
Zoom.al/