Aplikacion
Kreu i SPAK Klodian Braho në konferencën e përbashkët me Antimafian e Barit, sqaron se në total nga të dy vendet, janë lëshuar 15 masa sigurimi personal, 10 prej tyre të caktuara nga SPAK.
Braho bën me dije se me urdhër të GJKKO-së është bërë sekuestrimi i pasurive të dyshuara me prejardhje nga aktiviteti kriminal i anëtarë të grupit të goditur. Konkretisht kreu i SPAK thotë se përveç automjeteve, shoqërive tregtare e llogarive bankare, janë sekuestruar dhe 1 milionë euro cash.
“Ky operacion është rezultat ti një hetimi të përbashkët e të gjatë e të koordinuar. Janë caktuar në dy autoritetet e dy vendeve 15 masa sigurim personale, 10 janë caktuar nga SPAK. Është një element i rëndësishëm i këtij, jo vetëm goditja e krimit të organizuar por dhe goditja e produkte dhe pasurive që kanë rrjedhur nga aktiviteti i trafikimit të lëndëve narkotike. Gjatë hetimeve janë sekuestruar në total rreth 10 mln euro cash, nga GJKKO janë sekuestruar pasuri të tjerë, shoqëri, automjete e llogari bankare.
Ajo që dua të theksoj është se kjo skuadër nuk vjen si pasojë e një terreni bosh, por vazhdimësi e disa skuadrave të mëparshme. Përmed operacinet “Shpirti”, “Kulmi”, “Ura” ku janë dënuar 170 persona, 145 prej të cilëve me dënime të rënda mbi 12 vjet.”
Në total pritet ekzekutimi i sekuestros për 8 automjete, 10 llogari bankare dhe 4 shoqëri tregtare dhe 680.595 euro cash. Këto të fundit të kapura në Muriqan në vitin 2024 teksa po tentohej futja e tyre në Shqipëri nga Mali i Zi me automjet nga Lefter Nelaj.
Pasuritë i përkasin Nevila Kamberit (gruaja e Igli Kamberit) prindërve të saj Dituri dhe Fatos Buzi, gruas së Ergys Kastratit e të tjerë bashkëpunëtorëve, Bardhok Gjergji, Saimir Pirra, Sokol Fusha e Edi Brahaj, roli i të cilëve ende nuk është i qartë.