Aplikacion
Gjykata Speciale ka arrestuar sërish ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj.
Arrestimi i tij është bërë mëngjesin e së enjtes, sipas djalit të tij.
“E kanë arrestuar sot në mëngjes në orën 7, arsyet nuk dihen, e kanë dërguar në zyrat e EULEX për ta transferuar pastaj në Hagë”, tha Blend Kilaj për KosovaPress.
Ish-komandanti i UÇK-së, Kilaj ishte arrestuar një vit më parë nga kjo Gjykatë.
Lirimi i Kilajt ishte mundësuar me kusht të dorëzanisë, në maj të këtij viti.
Aksidenti në Sauk/ Ndërron jetë në spital edhe personi i dytë